Mbytja e 17-vjeçares, zbardhet dëshmia e pronarit të skafit, çfarë i tha autori dhe tentativa e tij për t’u larguar

Vijojnë të dalin në dritë të tjera detaje mbi mbytjen e 17-vjeçares Enisa Doda në Velipojë, teksa po lundronte me një motor skafi me 25-vjeçarin Indrit Bajraktari.

“Balkan Web” ka siguruar dëshminë e pronarit të motoskafit, me të cilin po lundronin në det dy të rinjtë, kur ndodhi tragjedia.

Në dëshminë e tij para hetuesve, ai ka thënë se të rinjtë e kanë marrë motoskafin me qira për 30 minuta, por ka qenë një pushues që i ka thënë se njëri prej tyre po mbytej në det.

Siç ka deklaruar pronari i mjetit të ujit, menjëherë ka hyrë në det, ku ka parë 25-vjeçarin Bajraktari të kthehej me not. Pronari e ka pyetur të riun se ku ndodhej 17-vjeçarja dhe ai ja ka kthyer se “vajza takoi në breg xhaxhanë”.

Pronari ka dyshuar mbi ngjarjen dhe nuk e ka lënë Bajraktarin të largohet, i cili ka tentuar të ikë, duke njoftuar policinë.


Indrit Bajraktari

Enisa Doda

/Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne