Do të shtyhet takimi i 2 shtatorit Kosovë-Serbi në SHBA? Ja çfarë thotë Vuçiç

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiçi ka thënë se ende nuk ka zyrtare diçka ose diskutim por është një iniciativë që takimi i 2 shtatorit në Uashington ndërmjet Kosovës e Serbisë, të shtyhet për dy ose tre ditë.

“Pres të shoh se për çfarë bëhet fjalë dhe ju informoj” ka thënë ai sot para mediave në Serbi.

Gjithashtu ai ka thënë se do të mbrojë interesat e serbëve në këtë takim përkundër presioneve.

Telegrafi ka raportuar se takimi i programuar më 2 shtator do të shtyhet për pak ditë.

Burime të Telegrafit dhe RTV Dukagjinit kanë bërë me dije se takimi nuk do të zhvillohet të mërkurën dhe është shtyrë për një datë tjetër.

“Nuk do të ketë takim më datën 2 shtator në Uashington. Shtyhet për një datë tjetër”, tha burimi.

Telegrafi ka kontaktuar Zyrën e kryeministrit për një përgjigje, por sipas tyre deri tani nuk kanë diçka zyrtare.

“Deri më tani nuk e kemi këtë informacion. Zyra e kryeministrit nuk është në dijeni për këtë anulim të takimit…”, tha Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit Avdullah Hoti./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne