Mc Cain: Irani do ta dëbojë Amerikën nga Lindja e Mesme

Kryetari i komitetit të forcave të armatosura në Senatin e Amerikës paralajmëroi qeverinë e këtij vendi që të ketë një strategji të caktuar për tu përballur me Iranit, përndryshe sipas tij, Irani do ta dëbojë Amerikën nga Lindja e Mesme.

Gazeta amerikane “New York Times” në një raport të saj shkruan se senatori republikan John Mc Cain të mërkurën ka deklaruar se Amerika po vuan në mënyrë të rrezikshme nga mungesa e një strategjie të plotë ndaj Lindjes së Mesme dhe ndërlikimeve të këtij rajoni. Mc Cain duke numëruar sukseset rajonale të Iranit në Irak, Siri dhe Jemen, shtoi se Teherani njëkohësisht me këto zhvillime është duke testuar raketa balistike ndërsa aleatet arab të Uashingtoni pavarësisht asaj që ai e quajti “kërcënimi më i rëndësishëm është Irani”, janë përfshirë në tensione me Katarin. Mc Cain paralajmëroi se Amerika duhet t’i japë rëndësi asaj çfarë po ndodhë në Lindjen e Mesme, sepse ndoshta do të vijë një ditë që do të zhduket ndikimi i Amerikës në këtë rajon të rëndësishëm të botës./ pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne