McGonigal u dënua për marrjen e 225 mijë dollarëve, Vasili: SPAK duhet të thërrasë Edi Ramën

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas dënimit të ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal se për marrjen e 225 mijë dollarëve dhe fshehjen e kontakteve me zyrtarët shqiptarë.

Vasili shprehet se Prokuroria e Posaçme duhet të thërrasë kryeministrin Edi Rama, lidhur me këtë çështje.

Postimi i Vasilit:

Rasti McGonigal, fytyra e shtrember e SPAK perpara pasqyres se Drejtesise Amerikane!

McGonigal u denua dje per korruptimin e tij nga Edi Rama. Drejtesia gjoja e re eshte sot ne diten e saj me te zeze perballe pasqyres se pameshirshme te drejtesise amerikane.

SPAK ose Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit Të Organizuar, e ka korrupsionin te vertetuar dhe te denuar perpara syve pas denimit qe Drejtesia Amerikane dha per McGonigal.

Drejtesia amerikane me pergjegjshmeri ligjore dhe shpejtesi denoi zyrtarin e larte te FBI sepse u korruptua nga Edi Rama.

Ndersa SPAK i ngritur per kete detyre, qe te luftoje korrupsionin, as nuk guxon te therrase Edi Ramen korruptuesin e certifikuar te McGonigal.

SPAK te lere menjane deklaratat mediatiko politike, por i mjafton te ndjeke shembullin e drejtesise amerikane per te bere minimalisht detyren per te cilen eshte ngritur.

Drejtesia amerikane u ngrit ne kembe per nje zyrtar te korruptuar, ndersa SPAK mbyll syte dhe lodhet e mundohet qe te gjeje lloj lloj alibish per te mos hetuar kryekorruptuesin e McGonigal, qe eshte Kryeministri i Shqiperise Edi Rama.

Askujt nuk duhen gje fare metaforat me “heronj” te SPAK, apo pershendetjet politike dhe gjoja mbeshtetja per SPAK, por rezultatet e tij.

Mbyllja e syve, lidhja e duarve dhe qepja e gojes perpara korrupsionit dhe shkeljeve te ligjit nga Edi Rama e hedh me kembe perpjete besimin dhe kredibilitetin e SPAK.

Eshte faqe e zeze qe qytetare te shumte thone pas denoncimeve te bera ne SPAK me fakte e dokumente se: “keni te drejte por SPAK nuk i ben gje Rames”.

Ky eshte mendimi i qytetareve per SPAK, te cilin rasti McGonigal e ka asgjesuar krejt, sepse perpara pasqyres se drejtesise amerikane fytyra e SPAK del me e shtrember se kurre!/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne