Me dhjetëra kolonë sionistë përdhosin Xhaminë Al Aksa

Me dhjetëra kolonë sionistë me mbështetjen e forcave ushtarake të regjimit sionist, kanë hyrë nga porta Baba Al-Megharebe dhe kanë përdhosur ambientet e xhamisë së shenjtë Al Aksa.

Kanali televiziv Al-Masira njoftoi se me dhjetëra kolonë sionistë ditën e diele disa orë pas rihapjes së Xhamisë Al Aksa, kanë hyrë dhe kanë përdhosur ambientet e këtij vendi të shenjtë dhe kanë sulmuar besimtarët myslimanë.

Forcat ushtarake të regjimit sionist gjithashtu duke mbështetur kolonët sionistë, kanë sulmuar besimtarët myslimanë që ishin duke falur namazin në këtë vend të shenjtë dhe kanë arrestuar dy djem dhe një vajzë palestineze./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne