“Më kërcënuan dhe nuk u lejova të votoj për kreun e KMSH”, Imami nga Tirana tregon sa paguhet nga KMSH në muaj?

Dhjetra qytetarë u mblodhën në protestën e sotme kundër zgjedhjeve për kryetarin e ri të Komunitetit Musliman Shqiptar.

Imami i një prej xhamive të Tiranës, Rexhep Doka, përpara protestuesve tregoi se nuk u lejua të merrte pjesë në votimin për të zgjedhur drejtuesin e KMSH me argumentin se nuk kishte dorëzuar listën e anëtarëve të besimtarëve që falen në xhaminë ku ai është Imam. Ai tha se është kërcënuar për të mos marrë pjesë në votim dhe votojë kundër.

Imami Doka e quajti si justifikim për të ndaluar votuesit kundër kryetarit Bujar Spahiu, që më pas u rikonfirmuan në detyre me një diferencë të madhe votash.

Prej 21 vitesh Imam  tregoi ndër të tjera edhe pagën që merr si imam. Ai tha se për 18 vite me radhë është paguar vetëm 50 mijë lekë të vjera në muaj, apo 5 mijë lekë të reja nga KMSH dhe vetëm prej 3 vitesh paga e tij është rritur në 120 mijë lekë të vjetra në muaj ose 12 mijë lekë të reja në muaj.

Por ai denoncoi se ata imamë që janë pjesë e grupit të FETO apo gylenistë paguhen nga KMSH disa herë më shumë./GazetaImpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne