Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka lënë përkohësisht qelinë dhe ka shkuar për të dëshmuar në Komisionin Hetimor Parlamentar për Sterilizimin dhe Check Up.
Ilir Beqaj, i cili është arrestuar për koncesionin 100 mln euro të sterilizimit, është thirrur për të dëshuar në lidhje me çështjen.
Ai shihet teksa mbërrin në Kryesinë e Kuvendit, ku edhe zhvillohet mbledhja, me pranga teksa përpiqet t’i fshehë duke mbajtur xhup në duar.
Axhenda e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë:
Thirrja e dëshmitarëve për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale, si më poshtë:
Ora 10.00
Ilir Beqaj
Ora 17.00
Admir Daca
Ora 18.00
Altin Fani
Umbro Stalccini
Elisabetta Anzanello
Giorgio Tardioli /sot