Me precedentë të theksuar kriminal, kush është ish i dënuari që ju vendos tritol në Pogradec

Një sasi lënde plasëse është vendosur pranë hyrjes së banesës së Meardi Berberit në qytetin e Pogradecit. Ai raportohet se kishte pak kohë që ishte liruar nga qelia pasi kishte përfituar nga amnistia penale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë në afërsi të banesës së Meardi Berberit.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. “Rreth orës 02:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit M. B, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, raporton policia.

Meardi Berberi rezulton i dënuar për veprat penale:

08.08. 2020 Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

10.02.2019 Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prishje e rendit dhe qetësis publike”

20.06.2008 Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Armbajtje pa leje”.

24.02.2018 Kanosje ,Prishje e qetësis publike.

24.04.2011 plagosje e rëndë me dashje.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne