“Më prishën shtëpinë”, i riu djeg gjashtë dyqane në zonën historike të Vlorës, zjarri përfshin dhe kabinën elektrike

Gjashtë dyqane, të ndodhura në zonën historike të Vlorës janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Mësohet se një i ri ka marrë disa bidona me benzinë dhe ka spërkatur dyqanet. Më pas ai i ka ndezur dhe i ka lënë të digjen. Flakët janë përhapur edhe në një kabinë elektrike.

Ndërkohë, mësohet se i riu është shoqëruar për në komisariatin e Vlorës për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen. Paraprakisht mësohet se i shoqëruari ka deklaruar se i kanë prishur shtëpinë, dhe se ky ka qenë motivi që e ka shtyrë të bëjë atë gjë.

“Më prishën shtëpinë,”- mësohet të ketë thënë ai.

Policia dhe zjarrfikësja kanë shuar flakët. Fatmirësisht ngjarja është mbyllur vetëm me dëme materiale dhe jo në njerëz./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne