Me thirrje islamofobe, Arbër Gashi dërgon nismën e Deçanit kundër muslimanëve në Zvicër

Arbër Gashi vazhdon me thirrje islamofobike pa u shqetesuar nga askush, madje as institucionet ligjzbatuese si antiterrori që reagon menjëherë kundër muslimanëve. Islamofobi Gashi, provon nismën e Deçanit për të nxitur muslimanët të largohen nga Islami.

Ai thotë se kjo nismë, do të vazhdojë me takime edhe ne Diasporë, konkretisht në Zvicër për t’i bindur shqiptarët të lënë islamin, një metodë e nxitur nga Serbia për të ngjallur konflike fetare mes Shqiptarëve.

Thirrjet e përsëritura në tij, gjoja në emër të atdheut, që ai e quan Dardani, me kalimin e muslimanëve në Katolikë.

Statusi i Plotë

“Vazhdojmë me tubimet e hapura të Nismës së Deçanit për bashkatdhetarët në Zvicër. Së shpejti do jemi në Zürich, Basel, Geneve, Lugano dhe qytetet tjera anekënd konfederatës helvetike. Sëbashku ia dalim dhe fitojmë bindshëm çdo betejë. Bashkohu me ne, me revolucionin paqësorë e shumë të dobishëm për atdheun tonë dhe shtetin në të cilin jetojmë. Dardania dhe kultura e saj shkëlqejnë kudo, ndërsa Ti ke rastin të bëhesh protagonist i këtij shkëlqimi. Eja me ne, beso shqip, fol shqip, me zemër e me shpirtë të bardhë lirie. Braktise islamosllavizmin publikisht. Ne jemi me ty, të admirojmë dhe të mbështesim kudo që të paraqitet nevoja, qoftë në aspektin juridik, poashtu edhe në atë politik./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne