Shqiperia

Media italiane për protestën: Një manifestim kaq i madh nuk është parë që nga rrëzimi i regjimit të Enver Hoxhës

Kanë qenë të shumta mediat ndërkombëtare të cilat kanë raportuar sot mbi protestën e opozitës kundër qeverisjes së Edi Ramës.

Televizioni italian TG 2, në kronikën e realizuar për protestën, e nis me fjalët, “Një manifestim kaq i madh, thuhet se nuk është parë që nga rënia e regjimit të diktatorit Enver Hoxha, në vitin 1991″.

Më tej, Rai 2 interviston një shqiptar që jeton në Milano të Italisë, por që i është bashkuar protestës së sotme

Në Shqipëri ka patur gjithmonë grupe kriminale të lidhura gjithmonë me politikën. Por sot në Shqipëri ka mafie”, shprehet i riu që i është bashkuar protestës.

Gazetarët e mediave të huaja, por edhe ata shqiptarë, gjatë protestës u pajisën me kundragaz për të shmangur dëmtimet në rast se Garda e Republikës përdorte gaz lotsjellës.

 

 

 

 

 

OPINIONE