S-400 ruse të porositura nga Turqia ‘do të jenë gati’ në Tetor

Sistemi raketor rus S-400 do të bëhet gati në tetor, tha Presidenti i Industrisë së Mbrojtjes të Turqisë.

“Dorëzimi do të fillojë në korrik 2019, dhe sistemi do të aktivizohet rreth tetorit,”  –  tha İsmail Demir në një intervistë për transmetuesin turk NTV.

S-400 është sistemi më i përparuar anti-ajror me rreze të gjatë i Rusisë, me aftësinë për të perdorur  tri lloje të raketave të afta për të shkatërruar objektiva, duke përfshirë raketat balistike dhe të raketave Cruise.

Ankaraja gjithashtu po planifikon të blejë 100 avionë luftarakë F-35 nga SHBA, në pritje të miratimit në Kongres. Tridhjetë avionë luftarakë tashmë janë miratuar për blerje.

Uashingtoni, megjithatë, ka shprehur ngurrimin për të pranuar blerjen e Turqisë te sistemit S-400, duke thënë se sistemi mund të marrë informacion konfidencial mbi avionët luftarakë, duke përfshirë gamën e tyre të zbulimit dhe mënyrën e operimit./ yenisafak/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne