Medvedev përshëndet zgjerimin e marrëdhënieve Moskë-Teheran

Medvedev përshëndet zgjerimin e marrëdhënieve Moskë-Teheran

Kryeministri i Rusisë Dmitri Medvedev tha se marrëdhëniet Moskë-Teheran janë rritur në vitet e fundit. Medvedev i bëri këto komente në një mesazh të lexuar në ceremoninë e inaugurimit të tubimit kulturor dhe shoqëror të Rusisë dhe Iranit në Ufa, kryeqytetin e Republikës së Bashkortostanit. Ai shtoi se Rusia dhe Irani kanë potencial të madh për zgjerimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, duke nënvizuar se takimi luan një rol kyç për zgjerimin e marrëdhënieve kulturore mes dy vendeve. Takimi u hap në Ufa kryesuar nga Ali Junesi, këshilltar i presidentit të Iranit për pakicat etnike dhe fetare. Disa zyrtarë të rangut të lartë iranianë dhe rusë janë gjithashtu të pranishëm në tubim. Republika e Bashkortostanit është një subjekt federal i Rusisë. Ndodhet në mes të lumit Vollga dhe Maleve Ural. Me popullsinë prej 4,072,292 sipas regjistrimit të vitit 2010, Bashkortostani është republika më e populluar në Rusi./ pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne