Megaoperacion në Itali/ Sekuestrohet 770 kg kokainë ekstra e pastër me vlerë 250 mln euro

Autoritetet italiane kanë goditur një tjetër rast të madh të trafikut ndërkombëtar të drogës, duke sekuestruar 770 kilogramë kokainë “ekstra të pastër” në portin e Vado Ligure, në veriperëndim të Italisë.

Operacioni u krye nga Policia Financiare italiane (Guardia di Finanza) në bashkëpunim me autoritetet doganore. Sipas njoftimit zyrtar, sasia e madhe e kokainës ishte fshehur me kujdes brenda një kontejneri frigoriferik, mes dhjetëra paletave me banane.

Kontejneri kishte mbërritur nga një prej porteve kryesore të Ekuadorit, ndërsa kontrollet e autoriteteve zbuluan ngarkesën e paligjshme.

Sipas vlerësimeve të policisë italiane, droga e sekuestruar do të kishte një vlerë prej rreth 250 milionë eurosh në tregun e zi.

Ky është operacioni i dytë i madh brenda pak javësh në të njëjtin port. Më pak se tre javë më parë, forcat e rendit sekuestruan edhe 340 kilogramë kokainë, me një vlerë të përllogaritur prej rreth 120 milionë eurosh në tregun e paligjshëm.

Hetimet vijojnë për të zbuluar rrjetin kriminal pas transportit të drogës dhe destinacionin final të ngarkesës./lapsi.al

 

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne