Mehmet Omer Koc vjen me jaht drejt Durrësit, Gazetari Gjergji Thanasi ngre dyshime: Për çfarë allizhverishi po vjen?!

Pronari i Kompanisë “Koc Londong” Mehmet Omer Koc po vjen me Jahtin e tij superluksoz “Meserret 3” në portin e Durrësit.

Këtë lajm e ka dhënë Gazetari Gjergji Thanasi i cili ngre dyshime mbi arsyen e vërtetë të vizitës në Shqipëri “oligarkut” turk në Shqipëri.

Ndër të tjera, Gazetari Thanasi ngre pyetjen se: Për Çfarë allizhverishi po vjen Koc në Shqipëri?

“Te dashur miq drejt Durresit po lundron jahti Meserret 3. Ky jaht eshte ne pronesi dhe ka ne bord gjate lundrimit per ne Durres z. Mehmet Omer Koc pronarin e Koc Holding. Ky Mehmeti i biri i Rahmi Kocit ka nje pasuri personale prej rreth nje miliard dollaresh. Te shohim se per cfare allishverishi po vjen ne Shqiperi!!”, shkruan Gazetari Thanasi./GazetaImpakt/ 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne