Qendra Hulumtuese e Kongresit të Amerikës (CRS) e cila njihet edhe me emrin “Qendra e Mendimit të Kongresit të Amerikës”, kryen hulumtime në fushë e të drejtave dhe rreth çështjeve politike larg animeve dhe lidhjeve partiake dhe i vendos ato në dispozicion të komiteteve dhe të anëtarëve të Senatit dhe të Kongresit të Amerikës.
Kjo qendër hulumtuese sipas të dhënave të publikuara në faqen e saj në internet, është e njohur për ofrimin e analizave me vlerë, sekrete, reale dhe të paanshme dhe prioritet kryesor i saj është t’i sigurojë qasje Kongresit për 24 orëve dhe shtatë ditë në javë në qendrat më të mira hulumtuese të këtij vendi.
CRS më datë 24 maj 2012, ka publikuar një raport me titull: “Irani: Brengosjet e Amerikës dhe reagimet në politikëvënien” të përgatitur nga eksperti i çështjeve të Lindjes së Mesme Kenet Kentzmen. Ky raport në faqet 16 deri 19, ka shqyrtuar shkurtimisht grupin terrorist Muxhahedine Khalk.
Grupet opozitare të dëbuara: Muxhahedine Khalk
Disa grupe që nga koha e vendosjes së regjimit, kanë bërë përpjekje që të sjellin një opsion si zëvendësues për të dhe për këtë qëllim kanë përdorur dhe akoma përdorim dhunën. Lidhjet e tyre me “Lëvizjen e Gjelbër” edhe nëse parimisht ekzistojnë, ato janë shumë të dobëta dhe disa shenja tregojnë se këto lëvizje mundohet ta shfrytëzojnë si mjet çfarëdo koalicioni në mënyrë që ndoshta do të mund ta rrëzojnë regjimin (në Iran).
Një prej grupeve më të njohura opozitare të dëbuar jashtë vendit është “Organizata Muxhahedine Khalk”. Ky grup sekularist dhe majtist, është themeluar në vitet 1960 me qëllim të përpjekje për rrëzimin e mbretit të Iranit dhe raportet amerikane tregojnë se ky grup shumë ideologji të ndryshme si marksizmin, feminizmin dhe islamizmin i ka përzier në një vend, edhe pse vetë kjo organizatë hedh poshtë çfarëdo lloj mbështetje të marksizmit. Ky grup gjatë Revolucionit Islamik ishte përkrah forcave përkrahëse të Khomejnit dhe në bazë të raporteve të hershme të Departamentit Amerikan të Shtetitm ky grup ka mbështetur pushtimin e ambasadës amerikane në Teheran në vitin 1979. Ky grup edhe pse pretendon se regjimi i Iranit ka shpikur këtë akuzë për t’i humbë kredibilitetin kësaj organizata tek perëndimorët. Në kohën kur ky grup në shtator të vitit 1981 u ngrit kundër regjimit të Khomejnit, u largua nga vendi. Edhe pse Organizata Muxhahedine Khalk është kundërshtare e Teheranit, mirëpo Departamenti Amerikan i Shtetit që nga fundi i viteve 1980, ka hedhur poshtë çfarëdo lloj kontakti me këtë grup dhe me organizatën amë të tij, do të thotë Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit.
Pyetje për heqjen e Organizatës Muxhahedine Khalk nga lista terroriste
Departamenti Amerikan i Shtetit në tetor të vitit 1998, këtë organizatë e quajti një organizatë terroriste të huaj dhe në tetor të vitit 1999, “Këshilli Kombëtar i Rezistencës” u vendos emër mbulues për Organizatën Muxhahedine Khalk. Departamenti Amerikan i Shtetit më 14 gusht 2003, zyrat e Këshillit Kombëtar të Rezistencës në Amerikë i quajti mbulesë për Organizatën Muxhahedine Khalk dhe Këshillin Kombëtar të Rezistencës ndërsa Departamenti i Drejtësisë urdhëroi mbylljen e këtyre zyrave.
Vendosja e Organizatës Muxhahedine Khalk në listën e organizatave terroriste, për disa vite me radhë, ishte polemikë e madhe. Në raportet vjetore të Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me terrorizmin ndërkombëtar, si raporti i vitit 2010 që u publikua në më datë 18 gusht 2011, është deklaruar se kjo organizatë dhe jo një element radikal i organizatës, ashtu siç pretendon ky grup, ka qenë përgjegjëse për vrasjen e shtatë ushtarakëve amerikan dhe të konsultuesve kontraktorë në kohën e mbretit të Iranit gjatë viteve 1975-1976. Në këtë raport gjithashtu përsëritën akuzat e theksuara në raportin e vitit të mëparshëm se kjo organizatë është përgjegjëse për shpërthimet me bomba në objektet qeveritare të Amerikës në Teheran në vitin 1972 në shenjë proteste ndaj vizitës së ish-presidentit amerikan Richard Nikson në Teheran. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit gjithashtu veprimtarinë terroriste të këtij grupi e paraqet në formë liste dhe me tituj sulmet e grupin kundër funksionarëve të regjimit, godinave qeveritare në Iran dhe jashtë saj, kundër oficerëve të sigurisë etj., të cilat që të gjitha janë kryer deri para vitit 2001, mirëpo në këtë raport nuk janë përmendur sulmet terroriste të këtij grupi kundër civilëve të cilat janë bërë me qëllim dhe ky është një dallim që për shkak të të cilit, shumë ekspertë mendojnë se ky grup duhet të hiqet nga lista e organizatave terroriste. Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është theksuar se ky grup nga gjysma e vitit 2001 i ka qëndruar besnik zbatimit të vet për t’i dhënë fund të gjitha llojeve të përdorimit të dhunës brenda në Iran dhe nuk ekziston ndonjë raport për vazhdimin e këtyre veprimeve. Aleanca e këtij grupi me regjimin e Sadam Husejnit gjatë viteve 1980-1990, ka shtuar kritikat e Amerikës ndaj kësaj organizate.
Organizata Muxhahedine Khalk për të sfiduar vendimet që janë marrë për ta quajtur atë si organizatë terroriste, pretendon se Amerika me mbajtjen e kësaj organizate në listën e grupeve terroriste, në mënyrë të pa të drejtë pengon pjesëmarrjen e Organizatës Muxhahedine Khalk në lëvizjen e opozitarëve. Në bazë të komunikatave të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut si Amnisty International, regjimi i Iranit këtë organizatë e akuzon për ndërhyrje në trazirat pas zgjedhjeve presidenciale në qershor të vitit 2009 dhe disa persona të cilët janë gjykuar nga shkurti 2010 e më pas me akuzë të luftës kundër sistemit shtetëror, janë pjesëtarë të kësaj organizate.
Organizata Muxhahedine Khalk gjithashtu vë në dukje edhe sukseset e saj në fushën e të drejtave të njeriut në së fundi në Evropë si dëshmi për të kërkuar se më nuk duhet të mbetet në listën e grupeve terroriste të Amerikës. Bashkimi Evropian më datë 27 janar 2009, këtë grup terrorist e hoqi nga lista e grupeve terroriste. Ky grup në vitin 2002 ishte vendosur nga Bashkimi Evropian në listën e grupeve terroriste. Gjykata e Apelit e Britanisë së Madhe në maj të vitit 2008 mori vendim për heqjen e emrit të Organizatës Muxhahedine Khalk nga lista e grupeve terroriste të këtij vendi, për arsye se qeveria e Anglisë nuk kishte gjetur dëshmi të argumentuara të cilat do të tregonin se “Organizata Muxhahedine Khalk në të ardhmen do të kryente sulmeve terroriste”. Aktualisht qeveritë të cilat akoma e mbanin këtë grup në listën e grupeve terroriste ishin Amerika, Kanada dhe Australia. Franca në qershor të vitit 2003, arrestoi 170 aktivistë opozitar në mesin e tyre edhe Marjam Raxhavi (gruaja e Masud Raxhavi, themeluesit të Muxhahedine Khalk për të cilin nuk dihet se ku ndodhet aktualisht), presidenten e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës.
Ajo është liruar dhe akoma është në Francë dhe nganjëherë ftohet nga anëtarët e Parlamentit Evropian dhe nga politikanët e tjerë evropianë. Franca më datë 12 maj 2011, zonjën Raxhavi dhe 23 aktivistët e Organizatës Muxhahedine Khalk të cilët ishin nën përndjekje, i liroi nga akuzat deklaroi se nuk ekzistojnë dëshmi që tregojnë aktivitetin e dhunshëm ose mbështetjen e këtij grupi ndaj veprimeve të dhunshme kundër civilëve, por kjo dhunë është kryer vetëm ndaj funksionarëve të regjimit. Gjykatësit kishin marrë këtë vendim se veprime të tilla konsiderohen pjesë e rezistencës dhe jo terrorizëm.
Organizata Muxhahedine Khalk në vitin 2008 në reagim ndaj vendosjes në listën terroriste, përgatiti një peticion dhe e dorëzoi në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe kërkoi që duke marrë parasysh faktin se që nga viti 2001 nuk ka kryer kurrfarë veprimi terrorist, të hiqet nga lista e organizatave terroriste. Departamenti Amerikan i Shtetit në janar të vitit 2009 dhe par rishqyrtimit në vitin 2010, e vazhdoi gjendjen e këtij grupi si një organizatë terroriste në listën e zezë. Më 16 janar të vitit 2010, Gjykata e Apelit kërkoi nga Departamenti Amerikan i Shtetit që ta shqyrtojë gjendjen e Organizatës Muxhahedine Khalk dhe deklaroi se nuk është krijuar një rast i përshtatshëm që kjo organizatë të përgjigjet përball akuzave të ngritura kundër saj. Daniel Benjamin, koordinator anti-terrorizëm në Departamentin Amerikan të Shtetit më datë 5 maj 2011 në mbledhjen e komitetit për marrëdhënie me jashtë në Kongresin e Amerikës deklaroi se deri në fund të vitit 2011 do të merret vendim në lidhje me gjendjen e kësaj organizate. Por ky ultimatum kishte kaluar dhe nuk ishte marrë akoma ndonjë vendim. Shenjat e para të suksesit të përpjekjeve të këtij grupi u paraqitën më 29 shkurt të vitit 2012, në kohën kur sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton në mbledhjen e komitetit për marrëdhënie me jashtë në Kongresin e Amerikës, deklaroi se fakti se grupi Muxhahedine Khalk ka pranuar të zbatojë marrëveshjen e arritur për t’i larguar pjesëtarët e tij nga kampi Ashraf, konsiderohet faktor kyç në heqjen e emrit të këtij grupi nga lista e grupeve terroriste. Kjo tregon se Departamenti Amerikan i Shtetit ka kuptuar se ky grup në bazë të çështjeve teknike përkatëse me pjesëmarrjen në terrorizëm, e meriton që të hiqet nga lista e grupeve terroriste. Mirëpo kjo organizatë akoma insistonte që të lëshohet një vendim nga gjykata për këtë se Departamenti Amerikan i Shtetit për të hequr këtë organizatë nga lista e grupeve terroriste, obligohet që të shqyrtojë saktësisht dokumentet e ndryshme të klasifikuara dhe të tjera. Më datë 8 maj 2012, u organizua një gjykim i apelit në lidhje me këtë çështje. Në kuadër të këtij procesi, në raportet dhe në bazë të deklaratave të funksionarëve qeveritar anonim, është thënë se Departamenti Amerikan i Shtetit pas largimit të pjesëtarëve të fundit të kësaj organizate nga kampi Ashraf, do ta heqë këtë organizatë nga lista e grupeve terroriste. Disa pretendojnë se Amerika përveç heqjes së organizate nga lista terroriste, duhet edhe të bashkohet me këtë grup dhe ta konsiderojë atë si aleat.
Thuhet se përkrahësit e kësaj organizate në vitet 2010 dhe 2011, me qëllim që të arrihet deri tek një vendim i përshtatshëm në lidhje me heqjen e kësaj organizate nga lista terroriste, për disa ish-funksionarë të qeverisë së Amerikës kanë dhënë shuma të majme parash në mënyrë që ata të punojnë për heqjen e këtij grupi nga lista terroriste. Projektligji 60 i Dhomës së Përfaqësuesve i cili u paraqit më 26 janar 2011, kërkon nga sekretari amerikan i shtetit që të heqë Organizatën Muhaxhedine Khalk nga lista terroriste. Ky projektligj ka rreth 100 vota pro.
Çështja e kampit Ashrasf
Çështja e pjesëtarëve të Organizatës Muxhahedine Khalk në Irak u bë shumë e ndjeshme. Forcat e Amerikës përgjatë operacioneve të “Çlirimit të Irakut” (mars 2003), kanë sulmuar kampin e Organizatës Muxhahedine Khalk në Irak. Ata pas negociatave me elementët ushtarak të Muxhahedine Khalk në lidhje me vendosjen e armëpushimit, kanë kërkuar nga ata që rreth 3400 luftëtarë të Muxhahedine Khalk të mbeten në kampin Ashraf të mbetën të rrethuar në afërsi të kufirit me Iranin. 200 pjesëtarë të kësaj organizate në kampin Ashraf kanë shfrytëzuar kushtet e krijuara nga Irani dhe Kryqi i Kuq për tu kthyer në Iran me kusht që të lënë anash plotësisht veprimtarinë e Organizatës Muxhahedine Khalk. Deri më tani nuk ekziston ndonjë raport që tregon se këta persona janë vendosur nën hetime pas kthimit në Iran.
Amerika në janar të vitit 2004, të arrestuarit në kampin Ashraf i quajti “persona të mbrojtur” në bazë të konventës së katërt të Gjenevës, edhe pse kjo gjendje e tyre përfundoi në qershor të vitit 2004, në kohën kur qeveria e Irakut në mënyrë zyrtare i mori kompetencat nga Amerika në Irak. Më datë 1 janar 2009, marrëveshja dypalëshe Irak-Amerikë e cila kufizonte forcën e manovrimit të Amerikës në Irak, e zuri vendin e gjendjes së mëparshme të sigurisë dhe mori statusin nën protektoratin e OKB. Ky grup për një kohë të gjatë kishte frikë se marrja e kontrollit të kampit Ashraf nga qeveria e Irakut mund të rezultojë me këtë se autoritetet irakiane t’i dorëzojnë pjesëtarët e këtij grupi tek autoritetet e Iranit. Qeveria e Irakut me qëllim që të reduktojë këto shqetësime, në janar të vitit 2009 deklaroi se i qëndron besnik të gjitha zotimeve ndërkombëtare dhe nuk do të ndodhë një gjë e tillë, mirëpo ky besim nuk ishte edhe aq shumë i qëndrueshëm, sepse Iraku më datë 28 korrik 2009, përdori forcën për ta thyer rezistencën e pjesëtarëve të grupit Muxhahedine Khalk në kampin e Ashrafit të cilët nuk lejonin forcat irakiane të vendosin një postbllok të policisë irakiane në këtë kamp. Gjatë përleshjeve me forcat irakiane u vranë 11 pjesëtar të Organizatës Muxhahedine Khalk.
Shetësimet e Organizatës Muxhahedine Khalk në lidhje me kampin Ashraf u shtuan në kohën kur më 1 korrik 2010, forcat irakiane të sigurisë, morën në dorë tërësisht kontrollin fizik të kampit Ashraf dhe u mbyll postblloku ushtarak i Amerikës në afërsi të kampit. Edhe pse forcat amerikane në Irak në mënyrë të rregullt vizitonin kampin Ashraf për ta kontrolluar situatën dhe të trajnojnë forcat irakiane në këtë vend. Më 2 prill 2011, gjatë vizitës së rregullt të një njësie të forcave amerikane, qeveria e Irakut ndërroi njësinë ushtarake mbrojtëse të kampit të Ashrafit dhe ky veprim u pasua me paralajmërimin e Muxhahedine Khalk për mundësinë e përleshjes së pjesëtarëve të kësaj njësie me pjesëtarët e Muxhahedine Khalk në kampin Ashraf. Njësia e forcave amerikane më 7 prill u largua nga kampi Ashraf dhe ditën tjetër ndodhi një përleshje mes forcave irakiane dhe forcave të Muxhahedine Khalk. Navi Pillay, komisarja e lartë e të drejtave të njeriut të OKB, konfirmoi pretendimet e Muxhahedine Khalk për vrasjen e 35 pjesëtarëve të këtij grupi në kampin Ashraf dhe qeverinë irakiane e prezantoi si fajtore. Departamenti Amerikan i Shtetit lëshoi një deklaratë me anë të të cilës e bëri përgjegjëse qeverinë she ushtrinë e Irakut për ngjarjet që ndodhen, por kujtoi edhe këtë se ekziston mundësia që qeveria e Amerikës e informuar në detaje për atë çfarë ka ndodhur në kampin Ashraf.
Autoritetet irakiane pas kësaj përleshje theksuan vendimin e tyre për mbylljen e kampit Ashraf deri në fund të vitit 2011 (pas largimit të plotë të forcave amerikane nga Iraku), por shtuan se mbyllja e këtij kampi do të bëhet në koordinim me OKB dhe me organizatat e tjera ndërkombëtare. Amerika më 16 maj 2011 që të ndihmojë procesin e transferimit të pjesëtarëve të kësaj organizata nga kampi Ashraf. Jim Jeffry, ambasadori i Amerikës në Irak në fillim të korrikut 2011, si rrugëzgjidhje, kërkoi nga pjesëtarët e Organizatës Muxhahedine Khalk që ta shuajnë grupin dhe vet të kërkojnë azil në vendet e tjera përveç Irakut. Komisariati i Lartë i OKB për Çështje të Refugjatëve pjesëtarët e Muxhahedine Khalk i quajti “azilantë” dhe propozoi që secilin prej pjesëtarëve të MEK ta vlerësojë në mënyrë që të mund t’i transferojë ata në një vend tjetër. Martin Kupler, i dërguari special i OKB në Irak, propozoi të ndërmjetësojë mes Muxhahedine Khalk dhe qeverisë së Irakut dhe kërkoi nga qeveria e Irakut që ta shtyjë ultimatumin e caktuar për mbylljen e kampit Ashraf deri në fund të vitit 2011. Bashkimi Evropian më 26 shtator 2011, e prezantoi Zhan De Rouyet, diplomatin belg si këshilltar të Katrin Ashton, ish-shefes së diplomacisë evropiane, për çështjen e kampit Ashraf. Çështja e cila e kishte bërë të paqartë largimin e plotë nga Iraku, e plotësua më 18 shtator të vitit 2011. Ambasadori Daniel Fraid i cili në nëntor të vitit 2011 ishte emëruar koordinator i qeverisë së Obamas për çështjen e kampit Ashraf, më datë 7 shtator 2011, përpara një komiteti dëshmoi në lidhje me “hetimet dhe vëzhgimin mbi komitetin e marrëdhënieve me jashtë në Kongresin e Amerikës. Ai deklaroi se Amerika ka ushtruar presion mbi qeverinë e Irakut për zgjidhjen paqësore dhe humanitare të çështjes së kampit Ashraf dhe njëkohësisht me këtë, i konsideron fajtor liderët e kampit Ashraf për mospranimin e çfarëdo lloj planoi për transferim, përveç transferimit në një vend të pjesëtarëve të këtij grupi si azil jashtë vendit. Autoritetet amerikane kanë deklaruar se ndihma medikamente, karburante dhe ndihma ushqimore, në masë të mjaftueshme dërgohen në kampin Ashraf, mirëpo përkrahësit e grupit Muxhahedine Khalk kanë hedhur poshtë këto pretendime.
Nuri Maleki, kryeministri i Irakut, në fund të dhjetorit të vitit 2011, elasticitetin e tij e tregoi në këtë mënyrë që u deklaroi pjesëtarëve të Muxhahedine Khalk në kampin Ashraf që deri në fillim të vitit 2012 kanë afat të largohen nga kampi Ashraf. Qeveria e Irakut dhe OKB më datë 25 dhjetor 2011, bëri të ditur arritjen e marrëveshje për transferimin e pjesëtarëve të Muxhahedine Khalk nga kampi Ashraf në kampin Liberty, ish-kampin e forcave ushtarake të Amerikës në afërsi të aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit. Organizata Muxhahedine Khalk e cila kërkoi garantimin e sigurisë gjatë transferimit, në fund pranoi këtë marrëveshje për tu transferuar në kampin Liberty. Rreth 2000 pjesëtarë të Muxhahedine Khalk nga kampi Ashraf u transferuan në maj të vitit 2012, ndërsa edhe 1200 pjesëtarë të tjerë mbetën akoma në kampin Ashraf. Përkrahësit e grupit Muxhahedine Khalk thonë se kushtet në kampin Liberty nuk janë të përshtatshme dhe nuk i përgjigjen shifrës përfundimtare 3200 personave. Vendi i jetës së pjesëtarëve të Muxhahedine Khalk përbëhej nga barakat të cila i kishin lënë në kampin Liberty forcat amerikane. Përkrahësit e Muxhahedine Khalk kishin raportuar mungesën e ujit dhe të energjisë elektrike dhe pretenduan se pjesëtarët e këtij grupi në kampin Liberty po vuajnë edhe nga mungesa e helmeve për mbytjen e insekteve për shkak të kufizimeve që u kishte vendosur atyre qeveria e Irakut. Ashtu siç ishte raportuar, qeveria e Irakut nuk kishte lejuar grupin Muxhahedine Khalk të shesë pajisjet e kampit Ashraf.
Komisariati i Lartë i OKB për Çështje të Refugjatëve pas transferimit të pjesëtarëve të Muxhahedine Khalk nga kampi Ashraf në Liberty, është duke shqyrtuar gjendjen e azilit të të gjithë pjesëtarëve. Deri në fund të muajit maj 2012, ishin intervistuar qindra pjesëtarë të këtij grupi. 2 pjesëtarë prej tyre ishin larguar nga kampi për shkak të lidhjeve me vendet evropiane dhe jo nëpërmjet të procesit të transferimit. Ashtu siç u tha edhe më lartë, sekretarja amerikane e shtetit bashkëpunimin e Muxhahedine Khalk me planin për transferim e konsideroi të lidhje me vendimin për heqjen e emrit të këtij grupi nga lista terroriste. Pas përleshjeve të 8 prillit 2011, u paraqit projektligji 211 në Dhomën e Përfaqësuesve në të cilën është kërkuar nga presidenti i shtetit që të marrë të gjitha masat e duhura për të garantuar sigurinë e pjesëtarëve të Muxhahedine Khalk në kampin Ashraf. Më datë 24 korrik 2011 u paraqit projektligji 332 në të cilin është kërkuar kryerja e hetimeve të Kongresit në lidhje me këto ngjarje./ PT