MEK-u shpërndan mediave lajmin për rezolutën amerikane kundër Iranit

Lëvizja Muxhahedine e Popullit të Iranit (MEK) ka shpërndarë në mediat shqiptare dhe ndërkombëtare lajmin për një rezolutë të re të Kongresit Amerikan, e cila dënon represionin e regjimit iranian dhe bën thirrje për bashkëpunim mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë për mbrojtjen e komunitetit muxhahedin në kampin Ashraf 3.

MEK-u, i cilësuar si organizatë terroriste ka ngritur një kamp të mbyllur në Manëz, Durrës, që shpesh është përshkruar si strukturë paraushtarake. Organizata vijon të përdorë mediat për të përhapur propagandën kundër Iranit, duke e justifikuar aktivitetin e saj si pjesë e “rezistencës për liri”.

Në tekstin e shpërndarë, MEK-u thekson se rezoluta ngre shqetësime mbi kërcënimet transnacionale të Teheranit dhe kërkon mbrojtje të plotë për disidentët iranianë të strehuar në Shqipëri, shumë prej të cilëve janë ish-të burgosur politikë dhe të mbijetuar të dhunës së regjimit iranian.

Ndërkohë, organizata vijon të promovojë narrativën e saj kundër regjimit në Iran, duke përdorur mediat për të përhapur mesazhin e saj politik. Kjo qasje ka shkaktuar debat publik, me disa që e shohin si një luftë për liri dhe të tjerë që e akuzojnë MEK-un për propagandë dhe përpjekje për të ndikuar politikën rajonale përmes presionit ndërkombëtar.

Dhe ky është teksti që kanë ndarë në email:

“Rezolutë e rëndësishme e Kongresit Amerikan në mbështetje të rezistencës iraniane dhe sigurisë së muxhahedinëve në Shqipëri”

Kongresi amerikan ka prezantuar një nga rezolutat më të rëndësishme në mbështetje të Rezistencës iraniane që kur Trump mori detyrën. Rezoluta dënon represionin e regjimit iranian dhe u bën thirrje Shteteve të Bashkuara të bashkëpunojnë me Shqipërinë për të mbrojtur komunitetin muxhahedin në Ashraf 3.

“Rezoluta ngre shqetësime mbi represionin transnacional të Teheranit, veçanërisht kërcënimet e regjimit ndaj dissidentëve iranianë jashtë vendit. Rezoluta i bën thirrje qeverisë amerikane të punojë me Shqipërinë për të siguruar mbrojtje të plotë për refugjatët iranianë në Ashraf 3, shumë prej të cilëve janë ish-të burgosur politikë dhe të mbijetuar të masakrave të regjimit.”

Shqipëria luan një rol kyç në strehimin e disidentëve iranianë, ndaj raportimi juaj është jetik për informimin e publikut dhe mbështetjen e të drejtave të njeriut. Ju ftojmë të publikoni këtë zhvillim historik në mediat tuaja dhe të ndihmoni ndërgjegjësimin e popullit shqiptar për këtë qëllim kryesor.

/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne