MEK vërsul mercenarët kundër Gazetës Impakt (VIDEO)

Publikimi i disa videove që tregojnë prani dhe aktivitet të anëtarëve të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK) në zona të ndryshme të Tiranës, përfshirë pranë shkollave dhe institucioneve, ka zgjuar mercenarë të shumtë në rrjetet sociale.

Pas këtyre publikimeve, Gazeta Impakt dhe gazetarët e saj kanë raportuar kërcënim për një valë reagimesh dhe komentesh kritike ndaj saj, të cilat i cilëson si përpjekje për të diskredituar punën e gazetarëve dhe për të vënë në pikëpyetje raportimet e saj. Në këto reagime online, raportimet janë etiketuar si “shpifje” dhe “të motivuara”, ndërsa diskutohet gjerësisht për rolin dhe aktivitetin e MEK në Shqipëri.

Nga ana e saj, media thekson se publikimet lidhen me interesin publik dhe kërkojnë transparencë mbi aktivitetet që zhvillohen në hapësira të frekuentuara nga qytetarë, përfshirë edhe zona pranë shkollave.

Deri në këtë moment, nuk ka një reagim të detajuar dhe të dokumentuar nga përfaqësues zyrtarë të MEK lidhur me këto pretendime dhe videot e publikuara.

Debati mbetet i hapur mes nevojës për transparencë dhe akuzave për dezinformim, ndërsa ekspertët e medias theksojnë se çdo pretendim duhet të mbështetet në fakte të verifikuara dhe të trajtohet me përgjegjësi publike.

Disa nga komentet e publikuara në profilin e gazetës Impakt janë:

Muhamet Rexhepi: “Kërkojë nga organet e shtetit të ngrit padi ndaj keti personi qe filmonë njerëzit ua rezikon jetënë, që shteti i jonë ka be pranimin e ketyre njerezve pa shtepii …. Edhe një her. Ky autor i filmimit ben punë kunder ligjit …”

Abdul Xhabar: “Muhamet Rexhepi ndoshta ki berllogu qa e a ka ket portal te mutit eshte i njejti,,,qe pa as nje argument po filmon dhe po fajson njerez qe nuk i njeh fare”

Mendim Hysa:  “Prot ku e keni”

Florenc Meca :“Ropt ku ti kesh pse thua genjeshtra o kulish kurve terrorizmi esht zionizmi i felliqur ata vrasin femij bashk me ameriken kulish kurve”

Hazbi Islami: “Po pse hajni m.t pa lidhje kur skeni argumente

Edhe në këtë rast, sulmi ndaj medias është një përpjekje e qartë për të mbuluar realitetin.

Por në një shoqëri të lirë, e vërteta nuk mund të fshihet me etiketime dhe presion./gazetaimpakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne