Meksi: Kemi rënie të shtetit, të gjitha të dhënat tona janë online

Në të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit është dhënë urdhër që të fiken të gjitha pajisjet kompjuterike pasi dyshohet për një sulm kibernetik.

Sipas avokatit Redon Meksi kemi rënie të shtetit duke qenë se të gjitha të dhënat tona janë online. Meksi tha se sipas informacioneve që ai disponon është shkëputur dhe lidhja e Bankës Qendrore me bankat e nivelit të dytë.

AKSHI ka para të vjedhura më shumë se inceneratorët.

Kur doli puna e Irani, në fillim erdhën ekspertët amerikane të Microsoft dhe gjetën një kod të sulmit që ishte përdorur 10 vjet më parë nga iranianët. Ndihma që na u dha ishte e tillë që leverdiste për të treguar Iranin dhe jo për të na dhënë zgjidhje ne.

Kemi rënie të shtetit, të gjitha të dhënat tonë janë online. Ështëshkëputur lidhja e Bankës Qendrore me bankat e nivelit të dytë./mcn

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne