Bota

Meksika thyen rekord për vrasje, 29 mijë viktima vetëm në një vit

E rëndë shifra e vrasjeve në Meksikë. Vetëm për vitin 2017 kanë ndodhur më shumë se 29 mijë vrasje, shifra më e lartë vjetore kjo në dekada. Vendi, përballet prej vitesh me dhunë ndërsa shteti është angazhuar në luftë me kartelet që janë ndarë tashmë në banda më të vogla dhe më të etura për gjak.

Rekordi prej 29.168 mijë vrasjesh në 2017 është më i lartë se shkalla e vrasjeve në kulmin e luftës së drogës në Meksikë, në 2011, kur shifra totale ishte 27.213.

Ministria e Brendshme meksikane raportoi shifrat të dielën, që sipas saj, janë më të lartat që kur regjistrimi i krahasueshëm i të dhënave ka filluar në 1997. Dhuna është një temë qendrore edhe në fushatën për zgjedhjet presidenciale të korrikut.

 

OPINIONE