Meksikë, 29 të vdekur në një aksident rrugor

Në një aksident në Meksikën jugore, ku një autobus doli nga rruga dhe përfundoi në greminë humbën jetën 29 persona, konfirmuan autoritetet, raporton Anadolu.

Aksidenti ndodhi në afërsi të qytetit Magdalena Penasco në shtetin e Oaxaca mëngjesin e së mërkurës, kur drejtuesi i autobusit turistik humbi kontrollin e mjetit dhe ra në greminë.

Sipas raportimeve të mediave lokale humbën jetën 15 gra, 13 burra dhe një djalë një vjeçar. Nëntëmbëdhjetë të mbijetuar u transferuan në spitalet e afërta në gjendje kritike, duke përfshirë pesë të mitur.

Drejtori i policisë në Oaxaca, Toribio Lopez Sanchez, tha se aksidenti ishte shkaktuar nga gabimi i shoferit./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne