Meksikë, dy të vrarë nga sulmi në një treg lodrash

Të paktën dy persona kanë humbur jetën në sulmin në një treg lodrash në Meksikë.

Policia thekson se sulmi është kryer në tregun e lodrave “Tianguis del Juguete”. Aktualisht në Meksikë mbahen festime për festavilin fetar me rastin e të cilit tradicionalisht fëmijëve u blejnë lodra.Departamenti për mbrojtjen e qytetarëve theksoi se në mesin e të vrarëve është një 14-vjeçar. Lidhur me këtë janë arrestuar dy persona.

Në treg u dëgjuan të shtëna. Sulmuesit e moshës 18 dhe 44 vjeçare, pas sulmit, u përpoqën të ikin duke u futur në mesin e shumë qytetarëve që ndodheshin në këtë zonë, ndërsa policia i gjeti dhe i kapi ata./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne