Merret në mbrojtje nga policia Xhisiela Maloku

Pas arrestimit të djalit të deputetit Rrahman Rraja i akuzuar për përndjekjen dhe dhunimin e ish të dashurës Xhisiela Malokut, kjo e fundit është marrë në mbrojte nga policia që prej ditës së djeshme.

Dy efektivë të Policisë së Shtetit kanë marrë në mbrojtje vajzën në banesën e saj në fshatin Nikël të Fushë-Krujës, aty ku ajo jeton me familjen.

Rexhep Rraja u arrestua  dje pas urdhrit të Gjykatës së Krujës e cila ka dhënë ‘Arrest me burg’ në mungesë për të riun e akuzuar për perndjekjen dhe dhunimin e Xhiseila Malokut.

Dhunimi i vajzës u bë publik pak ditë më parë, kur oficeri i policisë Emiljano Nuhu dëshmoi për dhunën e ushtruar ndaj vajzës së re dhe akuzoi policinë për neglizhencë si dhe tregoi se ishte kërcënuar me armë në prani të deputetit Taulant Balla.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne