Mesatare e lartë për bursë studimi/ Ndryshojnë rregullat për degët prioritare

Qeveria ka ndryshuar mënyrën e financimit për maturantët që do të zgjedhin të studiojnë në një prej degëve të konsideruara prioritet kombëtar. Nëse për ta përfituar bursën sa paga minimale mjafton mesatarja që duhet për të hyrë në shkollë të lartë për ta mbajtur atë të plot vitet në vijim studentët duhet të arrijnë mesatare mbi tetë. Kur ajo zbret nga 6.5 deri në tetë studentët përfitojnë vetëm 60% të vlerës së bursës dhe nëse nota është deri në 6.5% mbështetja financiare ulet në 30%. Kështu parashikon vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare.

Fushat e studimit që shihen me prioritet nga qeveria përcaktuar në këtë vendim janë mësuesia, shkencat natyrore, matematika, statistika, bujqësia, pyjet peshkimi, Inxhinieria prodhimi dhe ndërtimi, por programet specifike në institucionet e arsimit të lartë dhe numri i studentëve përfitues do të përcaktohen nga një komision që do të ngrihet nga Ministria e Arsimit sipas nevojave para nisjes së universitetit.

Vendimi i qeverisë nuk prek të rinjtë që aktualisht po studiojnë në një prej degëve prioritare dhe hyn në fuqi vitin e ri akademik./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne