Bota

Mesazh mbështetës nga Pakistani për Turqinë

Ministria e Punëve të Jashtme të Pakistanit kritikoi vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksione ndaj Turqisë.

“Turqia është motori dhe një anëtare e rëndësishme e ekonomisë globale. Populli dhe qeveria e Pakistanit përsërit edhe një herë mbështetjen e fuqishme ndaj paqes dhe mirëqenies së Turqisë dhe si gjithmonë do të jemi pranë Turqisë në rrugën për të realizuar këto objektiva të përbashkëta” shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Pakistanit.

Gjithashtu në deklaratë bëhet e ditur se Pakistani është kundër zbatimeve të sanksioneve të njëanshme ndaj çdolloj vendi.

Problemet mund të zgjidhen me dialog dhe me qëllim të mirë shkruhet në deklaratë ndërsa vijohet me fjalët: “Në të kundërt, çdolloj hapi ose veprimi që bie ndesh me këtë jo vetëm që do të dobësojë paqen dhe stabilitetin por do të vështirësojë dhe bëjë të pamundur zgjidhjen e problemeve”.

Në deklaratë bëhet e ditur gjithashtu se Turqia është një vend i rëndësishëm nga aspekti i paqes dhe stabilitetit kombëtar dhe rajonal.

“Pakistani vlerëson rolin shumë të vyer të Turqisë në paqen dhe stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar. Në të njëjtën kohë është motori dhe një anëtare e rëndësishme e ekonomisë globale. Populli dhe qeveria e Pakistanit përsërit edhe një herë mbështetjen e fuqishme ndaj paqes dhe mirëqenies së Turqisë dhe si gjithmonë do të jemi pranë Turqisë në rrugën për të realizuar këto objektiva të përbashkëta” shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Pakistanit./ trt

OPINIONE

INTERVISTA