Mesazhet e Erdoanit dhe Trumpit lexohen në pritjen e ambasadës turke në Uashington

Me rastin e 94-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë u dha një pritje nga ana e Ambasadës së Turqisë në Uashington.

Në recepsion u lexuan mesazhet e Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Në mesazhin e Presidentit Erdoan të lexuar nga ambasadori, Serdar Këllëç (Serdar Kılıç) thuhej se Republika e Turqisë është lartësimi i një populli fisnik që preferon të vdesë në vend që të heqë dorë nga liria dhe krenaria e tij dhe është një kurorëzim i rilindjes nga hiri. Populli turk, në datën 29 tetor 1923, i tregoi edhe një herë tërë botës se vullneti i tij nuk mund të prangoset dhe shpalli me gjak e shpirt se askush nuk mund të ndërhyjë në fatin e popullit turk.

“Shpirti që çoi në fitore Luftën për Pavarësi dhe i dha jetë Republikës tonë, ashtu si para 94 vjetësh, edhe sot e kësaj dite qëndron i fortë në këmbë” thuhet në mesazhin e Presidentit Erdoan.

Në mesazhin ku bëhej e ditur se Turqia është porta e shpresës për të gjithë të viktimat dhe të shtypurit në botë, më tej theksohej: “Kjo është arsyeja kryesore që jemi në shënjestër të organizatave terroriste me duar të përgjakura. Ne nuk kemi lejuar që kopetë vrasëse si DAESH, PKK/PYD/YPG dhe FETO të na devijojnë nga objektivi ynë dhe nuk do të lejojmë edhe në të ardhmen. Duke u përballë me kapitujt, lojërat, kurthet dhe mashat që na nxjerrin përpara do të vazhdojmë rrugën drejt objektivave tona të 2023-it”.

Zëvndëssekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Thomas Shannon lexoi mesazhin e parë pas shumë vjetësh të dërguar nga presidenti i Amerikës për recepsionin e 29 Tetorit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në mesazhin e tij kishte përdorë fjalët: “Me rastin e 94-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë, në emër të popullit amerikan kërkoj të shpreh urimet më të mira për popullin turk. Prej më shumë se 60 vjetësh 2 vendet e afërta aleate të NATO-s qëndrojnë pranë njëra tjetrës”.

Ai u shpreh se dy vendet aleate luftojnë për të mbrojtur stabilitetin rajonal kundër të gjitha grupeve terroriste përfshi DAESH-in dhe PKK-në. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënvizojnë edhe një herë mbështetjen e patundshme të institucioneve demokratike të Turqisë dhe theksojnë përsëri se dënojnë tentativën për grusht shteti në Turqi më 15 korrik 2016. Përgëzojmë popullin e përkushtuar turk për kurajën e treguar në atë ditë tragjike në rrugën e popullit turk për të mbrojtur demokracinë”.

Ai vlerësoi dialogët me Presidentin Erdoan në muajin maj në Shtëpinë e Bardhë dhe në muajin shtator në Kombet e Bashkuara duke u shprehur me lëvdata në formën “marrëdhëniet dypalëshe tregojnë vlerën e tyre”.

Ai rikujtoi se ky vit përkon me 150-vjetorin e dërgimit të Turqisë për herë të parë ambasador në Amerikë. “Kjo tregon se sa të vjetra janë marrëdhëniet e dy vendeve tona që mbështesin njëra tjetrën” bënte të ditur Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në mesazhin e tij./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne