Mesazhet kërcënuese/ Boçi: Ja si po dhunohen mësuesit në procesin e Maturës

Ish-deputeti demokrat, Luciano Boçi, ka denoncuar presionin që po u bëhet mësuesve në procesin e Maturës. Boçi ka publikuar edhe një mesazh ku lexohet presioni që ushtrohet ndaj mësuesve.

Matura e sivjetme është e kontestuar jo vetëm nga maturantët, por dhe nga mësuesit.

Këta e dinë aq mirë shkallën e degradimit të maturës, sa hezitojnë të jenë aktivë në procesin e administrimit.

E ndërgjegjshme për këtë, Ministria e nervozuar nuk harron t’i dërgojë hezitantëve mësuesë, mesazhe kërcënuese për pushime nga puna.

Një dhunë e pakufi dhe sistematike kjo, ndaj mësuesve.

Më turp e zi s’ka ku të shkojë.

Ministria ka humbur çdo logjikë e etikë.

Kërcënimet e tilla dëshmojnë pikën fundore të degradimit të maturës dhe rrënimin e këtij institucioni, me drejtuesë mjeranë e të paaftë.“, shkruan Boçi./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne