Përplasja me banorët/ Policët e Lezhës shoqërojnë gazetarin

Policia në Lezhës ka shoqëruar për disa minuta gazetarin Elvis Hila i cili po raportonte përplasjet e policisë dhe IKMT me banorët e zonës në Shëngjin.

Gazetarit i është kërkuar të mos filmoje dhe i është marrë telefoni, teksa më pas është shoqëruar nga forcat e policisë.

Ka qenë ndërhyrja e kolegëve të medias të cilët i kanë kërkuar llogari shefit të rendit çka ka sjellë dhe lirimin e gazetarit.

Policia nuk ka kursyer fjalët ofenduese ndaj punonjësve të medias në Lezhë gjatë incidentit të shoqërimit të gazetarit.

Debati mes gazetarit dhe shefit të Rendit, Agron Qullhaj (Në foto poshte)

Gazetari: Cila është puna jot ër, pse po ik? O zotëri! Pse po e shoqëroni o zotëri? Pse po largohesh? A mund ta shikoj badge, ta di kush jeni? Mos prek!

Agron Qullhaje: Kush të ka prek me dorë?

Gazetari: Pse e shoqërove gazetarin? Për çfarë po e shoqërove? Do të bësh të fortin, gazetarin?

Polici 2: Fol more me edukatë ti! Me fol me edukatë!

Agron Qullhaje: Pyet zëdhënësen dhe ta jep ajo informacionin në mënyrë institucionale.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne