Shqiperia

Mesazhi/ Berisha: Terror në spitalin e Kukësit se do shkonte Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital që thotë se ditën kur kryeministri Edi Rama ka vizituar spitalin e Kukësit, ka qenë shtetrrethim. Sipas mesazhdërguesit pacientët janë detyruar të mbyllin dhe perdet deri sa të ikte kryeministri. Berisha e quan këtë sjellje terror.

POSTIMI I BERISHËS
Terror në spitalin e Kukësit se do të shkonte Kallam Dështaku!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Përshëndetje dr. Një ditë pas incidentit të Ramës në Kukës me protestuesit, shkova të shihja dikë në spital të Kukësit rreth orës 9:30. Kur afrohem te spitali ishte mbushur vendi plot policë, me uniformë e civilë që vëzhgonin si të tërbuar çdo person që futej në oborr të spitalit. Mendova se do kish ndodhur ndonjë incident por më thanë po vjen Rama. As Trumpi po të shkojë në Afganistan s’do ruhej ashtu. Por më banalja e kësaj vizite dhe veprimeve që bënë ishte se detyruan pacientët nëpër dhoma të mbyllnin perdet e dritareve nga pjesa ballore e spitalit, aty ku do kalonte Rama. Erdhi sanitarja në dhomë dhe na tha ju lutem mos i hapni perdet se na heqin nga puna derisa të ikë Rama. Doktor përfundimisht ky është psikopat. Këtë gjë e bëri nga ajo që pa një natë më parë me protestuesit dhe nga frika se mos e pësonte me keq. Asnjë qytetar s’ka qenë në dijeni të vizitës së tij në spital.
Respekte dr. Berisha

Berisha

Burimi: BalkanWeb

OPINIONE