Mesazhi i Putinit për Damaskun

Ministri rus i Mbrojtjes Sergey Shoigu, i cili vizitoi Sirinë, i përcolli Damaskut mesazhin e Presidentit rus Vladimir Putin.

Sipas lajmit të al Youm të Rusisë, Ministri rus i Mbrojtjes Sergey Shoigu ka bërë një vizitë të papritur në Siri.

Në lajm u raportua se në takimin e Ministrit rus të Mbrojtjes, Sergey Shoigu me presidentin sirian Bashar al Assad, u diskutua për çështje të ndryshme në lidhje me Sirinë dhe rajonin si dhe për luftën kundër terrorizmit.

Vlen të përmendet se vizita e ministrit rus të mbrojtjes Sergey Shoigu, e cili nuk ishte deklaruar më parë, u zhvillua menjëherë pas takimit të shefave të shtabeve të përgjithshme të Sirisë, Iranit dhe Irakut në Damask.

Presidenti sirian, Bashar al Assad në takim tha se marrëdhëniet në mes të Rusisë dhe Sirisë janë të nivelit të lartë, si në fushën politike, ashtu edhe në atë ushtarake, dhe shtoi se disa vende, me fjalë e luftojnë ndaj terrorizmit, ndërsa në praktik e mbështesin atë.

Edhe shërbimi i Skynews Arabic raportoi se Ministri rus i Mbrojtjes Sergey Shoigu i përcolli Damaskut mesazhin e Presidentit rus Vladimir Putin.

Burimi : Yakın Doğu Haber/ ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne