Bota

Mesxhid al-Aksa do të hapet për besimtarët pas Bajramit

Këshilli i Vakëfeve Islame të Kudsit njoftoi se faltorja e shenjtë Mesxhid al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar do të hapet për besimtarët pas Bajramit.

Në një deklaratë të këshillit, i cili vepron nën Ministrinë jordaneze të Vakëfeve, Çështjeve Islame dhe Vendeve të Shenjta, thuhet se është vendosur të hapet xhamia, e mbyllur në mars si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), pas ngadalësimit të përhpajes.

Këshilli tha se masat që do të zbatohen lidhur me vendimin që hyn në fuqi pas Bajramit do të njoftohen më vonë.

Mesxhid al-Aksa ishte mbyllur tërësisht më 22 mars si pasojë e virusit.

Faltorja mbeti e mbyllur për adhurime edhe gjatë tërë muajit të Ramazanit.

OPINIONE

INTERVISTA