Meta del i ”pastër”, dy institucione certifikojnë pastërtinë e figurës së tij

Nëse ka një cështje dite sot padyshim që është zgjedhja e Ilir Metës si President i vendit.

Pak orë para votimit Meta është certifikuar nga dy institucione të pavarura për pastërtinë e figurës së tij.

Ai rezulton pa dosje nga koha e komunizmit dhe pa probleme me dekrimianlizimin.

Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla i kërkoi Autoritetit Shtetëror të Dosjeve zyrtarisht që të verifikonte kandidatin për President, Ilir Meta.

Kërkesa është bërë dje në mbrëmje, ndërsa sot drejtuesja e këtij institucioni, Gentiana Sula i tha Top Channel se Ilir Meta rezulton i pastër dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore për të kandiduar.

Certifikimi ka ardhur edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që kujdeset për çështjen e dekriminalizimit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne