Meta ikën nga LSI: Ja kush e merr drejtimin e partisë!

Ilir Meta dorëzoi sot funksionet drejtuese në Lëvizjen Socialiste për Integrim pasi u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë, detyrë që e merr në mes të korrikut.

Këshilli Drejtues Kombëtar i LSI vendosi që javën e ardhshme të mblidhet Konventa Kombëtare për të zgjedhur kryetarin dhe zv/kryetarin e LSI.

Për momentin, LSI drejtohet nga Petrit Vasili që mban postin e zv/kryetarit. Vasili do të kandidojë për kryetarin e LSI, ndërsa për zv/kryetarin e partisë do të garojë deputetja Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Ilir Metës.

Pritet që LSI të drejtohet nga dyshja Vasili-Kryemadhi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne