Meta në pritjen e Ambasadës së Egjiptit: Të vendosur për…

Ambasada e Egjiptit në Tiranë ka organizuar një pritje me rastin e Festës Kombëtare të Egjiptit, ku pjesë e kësaj ceremonie ka qenë edhe presidenti Ilir Meta.

Ai shpërndarë në Facebook disa momente nga kjo ceremoni, duke shkruar se me Egjiptin kemi lidhje të veçanta historike e tradicionale, teksa ka kujtuar shqiptarin Mehmet Ali Pasha dhe veprimtarët Thimi Mitko, Andon Zako Çajupi e Aleksandër Xhuvani.

 

 

 

Postimi i plotë:

Shumë i gëzuar të merrja pjesë në pritjen e Ambasadës së Egjiptit, me rastin e Festës Kombëtare të këtij vendi, me të cilin kemi lidhje të veçanta historike e tradicionale, jo vetëm për rolin e pazëvendësueshem në formimin e shtetit të Egjiptit të shqiptarit të famshëm Mehmet Ali Pasha, por edhe për veprimtarinë e patriotëve dhe atdhetarëve tanë të shquar si Thimi Mitko, Andon Zako Çajupi e Aleksandër Xhuvani, të cilët krijuan në Egjipt vatrat e para të lëvizjes kombëtare shqiptare.
Të vendosur për të forcuar më tej këto marrëdhënie në të gjitha fushat, si dy vende mesdhetare mike.

 

 

 

burimi:/tiranatoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne