Meta: Njerëzit po bëjnë burg për Edi Ramën, i kam paralajmëruar!

Ilir Meta, në fjalën e tij përpara anëtarëve të Kryesisë së PL, komentoi ndër të tjera edhe zgjedhjet në Himarë.

“Shumë njerëz bëjnë burg për Edi Ramën dhe iu kam thënë shumë personave që të ketë kujdes. Për Ramën kam një mesazh. Rama po fsheh akte të rënda të tradhtisë kombëtare, për të fituar konsensus për të grabitur pronat e himariorëve për të pastruar para, përmes gjykatave që ke kapur, nuk do të funksionojë”, tha Meta. 

Meta tha se zgjedhjet në Himarë u vodhën për të geabitur pronat e qytetarëve ndërsa denoncoi kryeministrin Rama se ka miratuar lejet për ndërtimin e disa resorteve të oligarkëve pranë tij ku sipas Metës do të pastrohen paratë e krimi, drogës dhe Korrupsionit qeveritar.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne