Meta President, kush është deputeti që ka deklaruar se do të votojë kundër?

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta pritet të zgjidhet ditën e sotme Presidenti i ri i Shqipërisë.
Por, kreu i ‘LIBRA-së’, Ben Blushi ka deklaruar votën e tij hapur kundër Metës për president.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i ‘LIBRA-së’ thotë se zgjedhja e kreut të LSI-së si President nuk e zgjidh krizën politike.

“NUK VOTOJ ILIR METËN! Kam patur të drejtë kur kam thënë se kriza po hyn në krizë. Ilir Meta kërkon të zgjidhet President në mes të krizës,për shkak të krizës dhe në kurriz të krizës, për ti ikur krizës. Kur të gjithë duhej të lëshonim dicka për të lehtësuar peshën e anijes së Shqipërisë që po mbytet, ky mori edhe atë pak pushtet që kishte mbetur.Ilir Meta u bë President nga frika dhe jo nga shpresa. Ilir Meta është Presidenti i Rilindjes dhe jo i Popullit.Është Presidenti i të shkuarës jo i të ardhmes. E si mund ta votoj? LIBRA voton vetëm të ardhmen.”, – shkruan Blushi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne