Meta sërish thirrje për 8 dhjetorin: Mjaft më me këtë pakicë, të gjithë në shesh

Presidenti Ilir Meta u ka bërë sot thirrje qytetarëve shqiptare që në 8 dhjetor të mblidhen në Qytetin Studenti në sheshin “Demokracia” në një tubim në të cilin i fton të gjithë të kenë në duar flamurin kombëtar.

“Shqipëria do të hyjë me çdo çmim në epokën e referendumeve, që partitë të jenë nën presionin e popullit, të interesit publik dhe kombëtar dhe jo si tani që populli të jetë viktimë e partive dhe në mëshirën e tyre.

Të gjithë vetëm me flamuj kombëtar në Shesh më 8 Dhjetor!”, shkruan Meta.

Postimi i Metës:

Të dashur qytetarë!

Më 8 dhjetor ju pres në Qytetin Studenti në sheshin “Demokracia”!

Le të nderojmë së bashku studentët e Dhjetorit, të cilët me guximin e tyre çelën një epokë të re për shqiptarët, atë të demokracisë që kjo pakicë politike e ka tradhtuar, duke shpopulluar vendin, duke eliminuar përfaqësimin e qytetarëve e duke kapur shtetin përmes dhunimit të Kushtetutës e ligjit.
Mjaft me këtë pakicë politike që keq qeveris vendin e s’mban asnjë përgjegjësi!

Referendumi është një e drejtë kushtetuese, që populli e vendosi vetë me Referendum më 22 Nëntor 1998.

Shqipëria do të hyjë me çdo çmim në epokën e referendumeve, që partitë të jenë nën presionin e popullit, të interesit publik dhe kombëtar dhe jo si tani që populli të jetë viktimë e partive dhe në mëshirën e tyre. Të gjithë vetëm me flamuj kombëtar në Shesh më 8 Dhjetor!

Shqipëria e Para!🇦🇱/ tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne