Erdogan në Katar për vizitë zyrtare

Sipas një deklarate nga Drejtoria e Komunikimeve [të Presidencës] Presidenti Erdoan e realizon këtë vizitë në përgjigje të ftesës së Emirit të Katarit, Sheikut Tamim bin Hamed Al Thani.

Erdoan dhe Al Thani do të bashkëkryesojnë Mbledhjen e Komitetit, ku do të marrin pjesë ministrat dhe zyrtarët përkatës nga të dyja palët.

Gjatë takimeve do të shqyrtohen në të gjitha dimensionet marrëdhëniet Turqi-Katar; do të diskutohet për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha fushat si dhe do të shkëmbehen mendime për çështje rajonale dhe ndërkombëtare.

Erdoan pritet gjithashtu të vizitojë Komandën e Forcës së Përbashkët Turko-Katarase./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne