I dogjën makinën, reagon gjyqtari Andri Ymeri: Ta harrojnë se mund të më bëjnë presion

Gjyqtari i Shkodrës, Andri Ymeri, të cilit mbrëmjen e djeshme iu dogj makina, teksa ishte parkuar në afërsi të kishës Françeskane, ka deklaruar se ngjarja ka lidhje me detyrën.

“Duhet të jemi të përmbajtur, normal ka lidhje me detyrën. Nëse kam qenë unë shënjestra, shkak është detyra. Jam i shqetësuar, por gjyqtari duhet të jetë i rezervuar.

Ta harrojnë se mund të më bëjnë presion”, ka thënë gjyqtari Ymeri./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne