Turqi, arrestohen 34 të dyshuar për lidhje me FETO-n

Arrestohen 34 nga 46 të dyshuar ndaj të cilëve ishte lëshuar një urdhër arresti për shkak se janë përcaktuar që kanë përdorur programin ByLock, i cili përdoret për komunikim të koduar nga organizata terroriste FETO.

Prokuroria e Ankarasë nëpërmjet një deklarate njoftoi lëshimin e urdhër arresteve për 46 persona në kuadër të hetimit kundër strukturimit civil të organizatës, persona këto të cilët janë përcaktuar si përdorues të programit ByLock.

Në kuadër të këtij vendimi për urdhërarrestimet ekipet e drejtorisë policisë së Ankarasë arrestuan 34 persona si dhe po vazhdon punimet për kapjen edhe të personave të tjerë, thuhet në deklaratë.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan përpjekjen e mposhtur për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016, e cila la 251 njerëz të martirizuar dhe afër 2.200 të plagosur.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për rrëzimin e shtetit përmes infiltrimit të ithtarëve të saj në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne