Meta: Si përgjoi bisedat e mia mirë e mirë, jep dorëheqje të papritur…

“Doreheqja e Ajazit, per mua ishte e papritur. Nje jave me pare e garantova per vazhdimesine dhe mbeshtetjen time. Nuk mbaj dot njeri pa deshire ne funksione. Dekreti per emrin e ri? Nuk ka ngut dhe do ta shqyrtoj me qetesi”, deklaroi presidenti Meta.

Më tej ai shtoi se po shqyrtonte kërkesën e ish-presidentit Nishani per te deklasifikuar diskutimet e mbledhjes se Keshillit te Sigurise. “Nuk kam asnje kontakt me Kryeprokurorin per ceshtjen Tahiri, po te me kerkoj mbeshtetje e ka pa rezerva. Kryemadhi e shikon sulmin ndaj meje si mundesi per te krijuar profilin e vet si lidere politike. Le te pyes kreun e grupit te LSI se cilat kane qene qendrimet e mia ndaj Rames per kanabisin. Me ka pergjuar Visho Ajazi? Bisedat me Narin nuk jane sekret…”, ishin këto disa nga përgjigjet e Ilir Metës në intervistën për Çim Pekën.

PSE I PERGJOI SHISH METEN DHE RAMEN?

Gazetari Artan Hoxha tha dje se ky shef shërbimesh ka përgjuar edhe presidentin edhe kryeministrin.

“Ky shef shërbimesh ka përgjuar Ramën dhe Ilir Metën. Meta është përgjuar 823 herë. Rama po me këtë person është përgjuar 70 herë dhe mbi 600 herë përgjime të tjera. Gjuha e përbashkët mes Ramës dhe Metës është dorëheqja e Visho Ajazit dhe jo emërimi i Helodon Bendo. Kjo që ka ndodhur sot është një lojë poshtë tavolinës,” tha Hoxha.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne