Meta sulmon sërish Dumanin: Më ke çuar njerëz që të iki nga Shqipëria! SHBA të ka thënë më fut në burg, nga qelia do e shkrij atë celulë kriminale

Edhe pse këtë herë nuk e përmendi më si kushëri të Nuredinit, Ilir Meta i intensifikoi sulmet personale ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit, me pseudonime të tjera. “O palaço, o dumduman. Thirri mendjes, reflekto, thellohu. Nuk të mbron ty as KLP dhe as Zoti. Ky është këshillim, ndihmë që po të jepet, injorant. Ti hape Cez-Dia në dhjetor 2019 me urdhër të Edi Ramës në kulmin e luftës për Kushtetutën. Ça presim në që ti të thuash kam takuar Mc Gonigal. O torollak…”, tha Meta.

Shqetësimin se SPAK do ta fusë në burg Ilir Meta nuk e fshehu, ndërsa  përmendi edhe sekuestrime florinjsh e pasurish të tij. Meta aludoi se Amerikanët i kanë thënë Altin Dumanit që ta fusë në burg. Kreu i Partisë së Lirisë, ashpërsoi tonet duke thënë se nga burgu do ta shkrijë atë celulë kriminale, referuar këtu SPAK.

“Ka frikë Ilir Meta nga burgu yt? Dhe amerikanëve të tu si Adriani dhe Mcgonigal. Ilir Meta nga burgu do të shpërbëjë atë celulë kriminale. Si flet ti në emër të SPAK. Merresh me politikë. Do të zgjedhësh ti demokracinë në Shqipëri, injorant. Të kanë thënë ty amerikanët që do të më fusësh mua në burg… kur të duash ti! Ballafaqohemi kur të duash. Mu ka dash legjendari të më fusë në burg që në ’92. Nuk zutë mend ju. Më lanë pa mandat për një vit. O palaço o dumDuman. Regjim tomakutësh do të bëjmë ne këtu. Kjo është ndihmë. Ça presim në që ti të thuash kam takuar Mc Gonigal. O torollak, por Ilir Meta në atë vit ka qenë Ministër i Jashtëm ka 150 net jashtë shtetit. Po ti merresh me atë punë se nuk ke takat të arrestosh Erion Velinë, se u mbyti me fazore. Ti nuk ke takat të thërrasësh Edi Ramën që ka bërë ata vendime qeverisë në kundërshtim të plotë me ligjin sepse ti je prokuror jo i amerikanëve por i Engjëll gaçit. Ka amerikanë të ndershëm dhe ka dhe Mc Gonigal. Thirri mendjes jam nga rraca e Vojo Kushit.

Florinjtë e mi, fabrikat e mia, t’i marrë, t’i sekuestrojë dhe t’ia çoj popullit. Që të marri Partinë e Lirisë dhe t’ia çoj Ramës ”, tha Meta. Hetimet për CEZ-DIA, të cilat po bëhen nga vetë kreu i SPAK Dumani duket se e kanë vendosur në një pozicion shumë të vështirë Ilir Metën, që mund të shpjegojë edhe sulmet dhe presionin e tij. Madje, Meta thotë se Dumani i ka dërguar njerëz që t’i thonë të largohet nga Shqipëria.

“Po i them tani Dumdumanit, tre herë një gazetare që të del ty te metamorfoza ke përmendur emrin tim, që po më heton mua për CEZ-DIA. Ke dërguar edhe njerëz që unë të largohem nga Shqipëria. Legen jam unë si puna jote. Gjurmon vjehrrën time të marrësh peng familjen time, mendon se do marrësh peng PL që t’ia çoj atij tarallakut”, tha Meta. Çfarë presim ne të thuash që kam takuar Mcgonigalin? Ke shkuar 20 herë në burg Kastriot Ismailajt që ti mbushësh mendjen që të flasë kundër Ilir Metës”

I pyetur nëse pret edhe një ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Meta tha se frikë duhet të kenë ata që ai i shpall ‘non grata’, ndërsa “Do të jem Kryeministër i Shqipërisë, do të bëj edhe një mandat si President. Për ato ‘non gratat’ nuk ekziston ai shqetësim për mua. Problem është kur të shpall Ilir Meta ‘non grata’.  Ilir Meta ka vetëm një problem, të mos tradhtojë Ilir Metën. Tradhtarët i përdorin të gjithë dhe i neverisin të gjithë. Ilir Meta do të bëhet kryeministër shumë shpejt”

Prioritetin për Kryeministër e lëshon për t’i hapur rrugë aleati i tij në arrest shtëpie dhe me 2 ‘non grata’ nga amerikanët dhe britanikët “Nëse doktori do të bëhet Kryeministër e lë unë, s’ka problem. Bëhem zv. Kryeministër dhe ministër i punëve të brendshme”, vijoi Meta. Më herët në mëngjes i ashpër ishte reagimi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, që dënoi sulmet e Metës ndaj SPAK dhe drejtësisë,

Prokuroria e Posaçme prej kohësh është në hetim intensiv pasuror ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, për çështjen e CEZ-DIA dhe atë të lobimit në SHBA. Vetë Meta, Kryemadhi dhe anëtarë të tjerë të familjeve biologjike dhe politike të Metës kanë dhënë llogari para Dumanit dhe prokurorëve të tjerë të SPAK./shqiptarja

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne