Meta: Votimi i Kuvendit të Maqedonisë hap i rëndësishëm

“Votimi në Kuvendin e Maqedonisë pro nismës për ndryshimet kushtetuese është një hap i rëndësishëm, shprese e besimi se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE është në rrugën e duhur” shkruan presidenti Ilir Meta në një postim në facebook.

Më tej presidenti i Republikës së Shqipërisë përgëzon qeverinë e Kryeministrit Zaev “për përpjekjet e vendosura në këtë drejtim dhe të gjithë ligjvënësit e Kuvendit të Maqedonisë për mbështetjen e një procesi që jo vetëm çliron Maqedoninë nga një ngërç integrimi disa vjeçar, por ndikon edhe në sigurinë, stabilitetin e mirëqenien e rajonit tonë.”

Me 80 vota pro Kuvendi i Maqedonisë miratoi mbrëmë nismën për ndryshimet kushtetuese. 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne