Zaev e kaloi “argjinaturën” e parë

Me 80 vota pro Parlamenti i Maqedonisë miratoi mbreme nismën për ndryshimet kushtetuese që do t’i hapin rrugë marrëveshjes për emrin me Greqinë. Deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkuan në fillim të seancës që të votohet në mënyrë individuale, pra që deputetët të votonin një për një. Por edhe në këtë mënyrë u plotësuan 80 vota apo 2/3 e parlamentit.

Ndryshimet kushtetuese i mbështetën edhe 7 deputetë nga opozita të cilët votuan “pro”. Kreu i VMRO-DPMNE, Kristian Mickovski deklaroi përjashtimin e tyre nga grupi parlamentar.

Vota e djeshme ishte “argjinatura” e parë e qeverisë Zaev, pasi ka edhe dy votime të tjera. Njëri kërkon një shumicë të thjeshtë prej 61 deputetësh (miratimi i dispozitave të rishikuara) dhe i dyti, i cili do të vërë”vulën” mbi ndryshimet përfundimtare, kërkon sërish  konsensusin e 80 votave.

Çdo ndryshim do të diskutohet për tre ditë në seance plenare dhe tre komisionet përkatëse parlamentar. Nëse procesi shkon sipas parashikimeve pritet të përfundojë në rreth tre muaj.Megjithatë, është e sigurtë se opozita do të vendosë shumë pengesa nisur nga vendimi i 7 deputetëve të saj për të votuar pro marrëveshjes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne