Metropoliti i Malit të Zi flet për serbët dhe thotë që malazezët nuk janë serbë

Metropolit i Kishës Ortodokse Malazeze, Miraš Dedeić, i njohur si Mihailo, mbajti një fjalim interesant në Ditën e Pashkëve në Cetinje.

Ai gjatë fjalimit akuzoi Serbinë duke e quajtur një komb të ndërtuar në gënjeshtra.

Ai, gjithashtu, vuri në dukje se malazezët nuk janë serbë, por një popull që rinovon vendin e tyre.

Ai citoi fjalët e mentorit të Milloshevit, Dobrica Çosiç, i cili thotë se: “Gënjeshtra përbën interesin shtetëror serb”.

Po e citoj “babanë e kombit serb” vazhdon Metropoliti duke qeshur:

“Gënjeshtra përbën interesin shtetëror serb. Ne gënjejmë për të lartësuar vetën dhe për të ngushëlluar të tjerët. Gënjejmë nga vetëkënaqësia, gënjejmë edhe nga ligësia, për t’u trimëruar, për të fshehur turpin tonë. Gënjejmë edhe në shenjë respekti, gënjejmë edhe për lirinë. Gënjeshtra përbën thelbin e patriotizmit serb, dhe kjo vërteton inteligjencën tonë të lindur. Gënjejmë në sensin krijues, në sensin e imagjinatës dhe të inovacionit. Me një fjalë gënjeshtra është e ngulitur në vetë qenien serbe. Në Serbi çdo gënjeshtër bëhet e vërtetë. Serbët falë gënjeshtrës kanë mbijetuar gjatë historisë së tyre”.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne