Shqiperia

Vjedhja armëve, ushtaraku: Lëviza se kisha ftohtë. Po na trajtojnë familjarët si kriminelë

Ditën e djeshme u vodhën armë në repartin ushtarak në Pashaliman. “BalkanWeb” ka siguruar rrëfimin e ushtarakut pranë Policisë Ushtarake në Vlorë, i cili ishte roje mbrëmjen kur ndodhi ngjarja mbrëmjes e së enjtes. Ai tha se kishte lëvizur nga vendi i punës pasi kishte pasur ftohtë, për shkak të temperaturave të ulëta.

“Lëviza nga vendi i punës pasi kisha ftohtë. U largova për të shkuar në një vend me ngrohje”, tha ai.

Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen në fjalë, ku u vodhën disa armë, janë shoqëruar 5 ushtarakë. Familjarët e këtyre të fundit shprehen të shqetësuar lidhur me ngjarjen në fjalë.

Ata janë shprehur se familjarët e tyre po i trajtojnë si kriminelë. “Po i trajtojnë si kriminelë, nuk po na lënë të takojmë të afërmit tanë”, u shprehën familjarët.

Dje u raportua se në këtë bazë u vodhën 3 automatikë dhe municione të tjera nga baza ushtarake.

OPINIONE