Rajoni

Mevlyde Saraçi turpëron Thaçin dhe vë në siklet kriminelët shqiptarë

Turpërohet Thaçi dhe vihen në siklet bashkëpunëtorët shqiptar me kriminelët serb.

Atë që do duhej ta bënte presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e mori përsipër shoqëria civile, e cila pasi kishte mbledhur rreth 150 kallzime penale për t`i dorëzuar në prokurorinë speciale, me shpresë që kriminelët e luftës të përballën me drejtësinë.

Familjeve të 15.000 të vrarëve civil nga paramilitarët serb, iu ka ardhur një shpresë nga kjo iniciativë, e kryesuar nga Mevlyde Saraqi, e cila tha se “dëshmitë tona janë të sakta e të vërteta”.

Përveç dëshmive të shkruara, familjarët kanë treguar dokumente, fotografi të personave të vrarë dhe kriminelëve, fakte, emrat e kriminelëve të cilët thonë se i njohin, se kanë kryer vrasjet gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Të shumta ishin premtimet e Thaçit se një ditë do ta merrte vendimin që të hetohen ato vrasje dhe t’i nxjerrin në shesh kriminelët, por asnjëherë nuk e kishe guximin të ndërmerrte një hap të tillë, pa dhënë ndonjë arsye konkrete.

Mirëpo tani, për të gjetur arsyetimin pse nuk bëri një gjë të tillë, Mevlyde Saraqi shtyu një copë mjegulle të rënë me vite mbi këtë çështje, duke deklaruar se në kallëzimet penale që janë bërë, ka edhe emra shqiptar, që sot janë në mesin tonë.

Ata janë mirë të identifikuar nga shoqëria civile dhe ata kanë qenë bashkëpunëtor të serbëve, e krejt kjo është nxjerr nga intervistimi i familjarëve të vrarë nga po ata kriminelë dhe që posedojnë dosje të vulosura nga Serbia.

Tani, nuk duhet habitur nëse ndonjë figurë e skenës politike të vendit, “zhduket” nga faqja e dheut, apo edhe personalitete publike që ndoshta nuk janë pjesë përbërëse e politikës.

Shqiptarët në kallëzime penale, ngjallin shumë dyshime se Hashim Thaçi di diçka rreth saj, sepse edhe është në rrjedhat e këtyre ngjarjeve që nga paralufta, e vendimi për injorimin e një hapi të tillë, bazohet edhe në tentimin për shfuqizim të Gjykatës Speciale në fundin e vitit të kaluar.

Mund edhe ta ketë nuhatur Thaçi një gjë të tillë, sepse njihet si një servil i vetvetes e askujt tjetër, sepse ai, ishte në gjendje edhe të prish raportet me SHBA-të dhe Evropianët, vetëm e vetëm ta shpëtoj surratin e tij prej një të dyshuari. I dyshuar, për arsye se vetë ai po e sjellë vetën në atë gjendje me veprimet e tij, ani pse mund të jetë i pastër nga gjithçka. Kjo e fundit, vështirë për tu besuar..

Krejt kjo, një dritë e shumëpritur në fund të tunelit, që njëherë e mirë të dënohen dorasit dhe të pastrohet Kosova nga ata kriminelë bashkëpunëtorë të paramilitarëve serb.