Rrezikojnë jetën e pasagjerëve/ Bllokohen rrëngallat ‘pirate’ në liqenet e Komanit, Vaut Dejës dhe Shkodrës

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bllokuar mjetet e paregjistruara dhe të pacertifikuara që bëjnë transport pasagjerësh dhe automjetesh në liqenet e Komanit, Vaut Dejës dhe liqenit të Shkodrës. Aksioni është ndërmarrë, pasi janë konstatuar se ka mjete ujore që bëjnë transport pasagjerësh dhe automjetesh të cilat janë artizanale dhe rrezikojnë jetën e njerëzve, pasi janë jashtë standardeve.

Pas inspektimeve dhe verifikimeve te mjeteve ujore qe bejne transport pasagjeresh dhe automjetesh ne liqenet e Komanit, Vaut Dejes dhe liqenit te Shkodres nga Drejtoria e Pergjithshme Detare jane konstatuar se ka mjete ujore qe bejne transport pasagjeresh dhe automjetesh te cilat jane artizanale dhe rrezikojne jeten e njerezve dhe mjeteve. Per kete arsye, sot po zhvillohet nje operacion ne bashkepunim me policine e qarkut Shkoder dhe hetimit tatimor per bllokimin e mjete pirate dhe artizanale te pa rregjistruara dhe te paçertifikuara dhe qe jane rrezik per turiste qe levizin ne keto liqene. Operacioni po vazhdon me verifikimin dhe bllokimin dhe eshte ne proces.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne