Middle East Eye: Bin Selman u shpëton akuzave për vrasjen e Khashoggi me planin e Pompeo-s

Gazeta Middle East Eye, shkruan se princi i kurorës Muhamed bin Selman po u shpëton akuzave për implikimin e tij në vrasjen e gazetarit Khashoggi, duke përdorur planin e thurur nga Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit.

Sipas kësaj gazete, mbreti i Arabisë Saudite dhe princi trashëgimtar i kurorës duke përdorur planin e ofruar nga Mike Pompeo po mundohen të paraqesin Muhamed bin Selman të pafajshëm në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi. Sipas këtij plani një prej pjesëtarëve të familjes saudite duhet të shpallet përgjegjës për vrasjen, por deri tani Riadi nuk ka zgjedhur personin që duhet të akuzohet për këtë rast./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne