Mijëra forca speciale greke në kufi me Turqinë (foto)

E dogjën Egjeun”. Ky është titulli i mediave greke ndaj stërvitjes së madhe të ushtrisë helene në ishujt pranë Turqisë, e cila ka edhe një emër simbolik “Pyrpolitis” për shkak të një beteje në shekullin XIX me osmanët.

Stërvitja ku morën pjesë forcat speciale DELTA, anije, helikopterë, si edhe mjete të tjera ushtarake të Greqisë u zhvillua në ishujt kufitarë më ujëra turke.

Stërvitja kishte si synim përgjigjen në rast të emergjencave ushtarake dhe ky ishte shkaku se përse për herë të parë janë përfshirë edhe forcat DELTA.

Emri “Pyrpolitis” vjen nga një betejë mes grekëve dhe osmanëve në fillim të shekullit XIX në ishujt dedocanese, pranë Rodosit. Gjatë asaj beteje u dogjën 60 anije ushtarake osmane duke i dhënë një goditje të fortë flotës së tyre në Egje.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne